×
  • Lajme
  • Botë

    Përplasje me armë, plagoset një person

    Reporteri
    19 Gusht 2019 | 18:40

    Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së sotme ka dhënë detaje rreth përplasjes me armë në Haraçinë të Shkupit, ku si pasojë mbet i plagosur një person.


    “Më 18.08.2019 rreth orës 17:43 në SPB-Shkup është raportuar se personi Z.A (30) nga fshati Majancë, komuna e Haraçinës, është pranuar në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” me plagë të marra nga një armë zjarri.

    I dyshuari B.R (28) nga fshati Brezë, i cili sipas informacioneve paraprake, ka qëlluar drejt Z.A. pasi rreth orës 16:00 personi A.A., vëlla i Z.A. ka sulmuar me shkop babanë e B.R. në kullotat sipër fshatit Haraçinë, pas një mosmarrëveshje në lidhje me kullotjen e bagëtive. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!