×
  • Lajme
  • Botë

    Përveç si viti i coronavirusit, 2020-ta hyri në histori edhe për diçka tjetër

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 19:09

    “Ky vit është i dyti më i nxehtë që shënon rekord temperaturash të larta, pas atij të vitit 2016”, kështu është shprehur sot Organizata Botërore Meteorologjike (WMO).


    Të dhënat tregojnë se viti 2020 është karakterizuar nga valë nxehtësie, thatësira, zjarre dhe uragane të tërbuara.

    “2020 ka shumë të ngjarë të jetë një nga tre vitet më të ngrohta të regjistruara globalisht”, tha agjencia me bazë në Gjenevë në raportin e saj “Gjendja e Klimës Globale në 2020”.

    Nxehtësia globale bëri që të shpërthenin zjarre në të gjithë Australinë, Siberinë dhe Shtetet e Bashkuara duke dërguar tufa tymi në të gjithë globin.

    Sekretari i Përgjithshëm i KB, Antonio Guterres tha në një fjalim në Universitetin Columbia në Nju Jork se emetimet e gazrave serë të shkaktuara nga njerëzit janë fajtorë lidhur me këtë situatë dhe se politika ende është ngritur në sfidë.

    “Ta themi thjesht, gjendja e planetit është prishur”, tha Guterres. “Njerëzimi po bën luftë me natyrën. Kjo është vetëvrasje”tha ai.

    Një shenjë më pak e dukshme e ndryshimit ishte edhe rritja e nxehtësisë detare në nivele rekord, me më shumë se 80% e oqeaneve globale përjetuan një valë nxehtësie detare.

    Përqendrimet e gazeve serë shënuan rekord të ri në 2019 dhe janë rritur deri më tani këtë vit pavarësisht nga një rënie e pritshme e emetimeve për shkak të bllokimeve nga COVID-19.

    Raporti i fundit i ËMO tha se temperatura mesatare globale ishte rreth 1.2 gradë Celsius mbi normalen duke e vendosur një rekord të dytë pas atij të vitit 2016.

    Ndërkohë pakti klimatik i dakortësuar në Paris pesë vjet më parë i detyron vendet të bëjnë përpjekje për të kufizuar ngrohjen në 1.5 gradë Celsius, vlerë mbi të cilën shkencëtarët paralajmërojnë ndryshimin katastrofik të klimës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!