×
  • Lajme
  • Botë

    Pfizer ngadalëson prodhimin e vaksinave, Von der Leyen: E papranueshme

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 15:23

    Kompania e prodhimit të vaksinave “Pfizer” konfirmoi se shpërndarja e vaksinave do të ngadalësohet në fund të janarit dhe fillim të shkurtit.


    Në lajm i tillë nuk është pritur fare mirë nga Bashkimi Europian, teksa një reagim të menjëhershmë ka patur Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen. Ajo tha se kishte kontaktuar menjëherë kompaninë nga e cila kishte marrë konfirmimin për të dorëzuar dozat e premtuara për unionin në 3 muajt e parë të vitit dhe e ka cilësuar veprimin e kompanisë si të papranueshme.

    Danimarka, Estonia, Finlanda, Letonia, Lituania dhe Suedia i kërkuan Komisionit Europian të bëjë transparencë lidhur me këtë çështje, kjo nxiti edhe reagimin e menjëhershëm të Von der Leyen.

    Kompania e vaksinave “Pfizer” ka theksuar ndër të tjera po punon për të prodhuar më shumë doza se sa parashikohej në fillim për të arritur objektivin e 2 miliardë vaksinave brenda vitit 2021.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!