×
  • Lajme
  • Botë

    Planet e errëta të miliarderit amerikan: Planifikonte të përhapte ADN-në e tij në tërë botën, kishte punësuar shkencëtarë për ta ringjallur pas vdekjes

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 14:35

    Publiku amerikan dhe ai botëror këto ditë është mbushur me lajme lidhur me jetën e miliarderit amerikan, Jeffrey Epstein, i akuzuar për shfrytëzimin seksual të vajzave, i cili tri ditë më parë bëri vetëvrasje në qelinë e tij të burgut.


    Ndër detajet më të çuditshme të historisë së Epsteinit, për çka mediat kanë shkruar është  qëllimi i tij i fshehtë për të fekonduar dhjetëra gra në fermën e tij në New Mexico, për të përhapur ADN-në e tij nëpër botë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

    Veçanërisht shqetësuese është fakti që Epstein ka pasur një interes të madh për krionikën, një disiplinë e paprovuar që trupat njerëzorë të ngrihen dhe të rikthehen në jetë në të ardhmen.

    Pyetja është: çfarë do të ndodhë me trupin e miliarderit famëkeq? Sipas New York Times, Epstein punësoi një numër shkencëtarësh me famë botërore për vite para vdekjes së tij, me të cilët planifikoi të përfshihej në këtë projekt të jashtëzakonshëm, i cili duket se vjen nga filmat e Hollivudit për gjenitë e çmendur që duan të sundojnë botën.

    Ai përdori paratë dhe ndikimin për të arritur tek vajzat, të cilat ai më pas i abuzoi seksualisht, dhe tani rezulton se planet e tij ishin edhe më të errëta. Vizioni i Jeffrey Epstein, zbuluar nga New York Times, pasqyronte magjepsjen e tij të gjatë me transhumanizmin, shkencën e përparimit të specieve njerëzore përmes teknologjisë, veçanërisht inxhinierisë gjenetike dhe inteligjencës artificiale.

    Miliarderi amerikan ishte arrestuar nën dyshimet se drejtonte një rrjet trafikimi vajzash të mitura për seks.

    Ai është dënuar edhe më parë për krime seksuale dhe në vitin 2008, arriti një marrëveshje me prokurorët në Florida që i siguroi një vendim të zbutur. Financieri u arrestua të muaj më parë, pasi arriti nga Franca me avionin e tij privat. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!