×
  • Lajme
  • Botë

    Policët prangosin 8 vjeçarin brenda shkollës, i mituri qan me duart e lidhura

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 12:49

    Pamjet janë regjistruar në vitin 2018 por janë publikuar për herë të parë këtë të hënë, ku shihen oficerët e policisë të cilët u përpoqën të prangosnin një djalë 8 vjeçar, brenda shkollës.


    Gjatë këtij akti, i mituri nis e qan teksa efektivët i thonë se do të shkojë në burg, shkruan Daily Mail.

    Ngjarja është filmuar nga kamera e trupit e një polici ndërsa bëhet fjalë të ketë ndodhur më 14 dhjetor 2018.

    Ajo çfarë e bën akoma më zemëruese ngjarjen, është se i mituri mendohet të jetë me aftësi ndryshe, por që efektivët me sa duket nuk e kanë marrë parasysh.

    Këta të fundit kishin mbërritur në një shkollë ku fëmija raportohet të ketë goditur një mësues. Pamjet janë publikuar nga një avokat këtë të hënë, ndërsa emri i fëmijës nuk bëhet i ditur për shkak të moshës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!