×
  • Lajme
  • Botë

    Policia austriake në kërkim të shqiptarit, vrau një serb dhe plagosi djalin e tij

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 16:04

    Disa ditë më parë në Salzburg të Austrisë një shqiptar u bë në mesin e më të kërkuarve për vrasje.


    Ai dyshohet se javë më parë ka vrarë një shtetas nga Serbia me emrin Samir Halkiq, ndërkohë që djalin e tij 24 vjeçar e ka plagosur rëndë, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.net.

    Krejt ky krim besohet se është kryer nga një shqiptar 31 vjeçar, i cili tashmë është identifikuar nga policia.

    Sipas policisë, i dyshuari është rreth moshës 30-35 vjeçare, i gjatë 180 cm dhe i rëndë 130 kg.

    Krimi ka ndodhur ndërkohë që familja Halkiq po festonte lindjen e një fëmije në një restorant lokal, kur kreu i familjes u sulmua fizikisht nga shqiptari.

    Samir Halkiq

    Samir Halkiq raportohet se u qëllua me dy plumba, njëri prej të cilëve e goditi drejt në zemër. Ndërkohë që ai vdiq në vend, djali i tij pësoi mori të rënda. /Reporteri.net

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!