×
  • Lajme
  • Botë

    Policia kërkon kthimin e 30,000 dollarëve që “fluturuan” në rrugë

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 23:43

    Policia amerikane kërkon kthimin e 30,000 dollarëve, të cilat ranë nga pjesa e pasme e një kamioni në Miçigan.


    Zyrtarët policorë që iu përgjigjen një thirje për zhbllokimin e trafikut të enjten u përballën me shoferë makinash që tentonin të mblidhnin paratë e shpërndara përgjatë rrugës 31.

    Pronari i tha policisë se e kishte lënë aksidentalisht kutinë me dollarët në parakolpin e kamionit të tij.

    Që nga e shtuna, rreth 7,000 dollarë ishin dorëzuar.

    Dy 17-vjeçarë i dhanë 630 dollarë autoriteteve, ndërsa një grua hoqi pothuajse 4.000 dollarë.

    Zyrtarët arritën vetëm të rimarrin 2,470 dollarë nga vendi i ngjarjes të enjten pasi ata mbyllën pjesët e rrugës për të ndihmuar në mbledhjen e parave.

    “Kushdo që merr paratë kërkohet ti kthejë ato në Departamentin e Sigurisë Publike në Grand Haven”, tha policia përmes një apeli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!