×
  • Lajme
  • Botë

    Policia spanjolle zbulon plantacion gjigant të marihuanës, arrestohen gjashtë shqiptarë

    Reporteri
    17 Nëntor 2019 | 22:57

    Policia spanjolle ka zbuluar një plantacion të marihuanë, më të madhin që është kapur deri më sot në Aragon të Spanjës.


    Gjatë operacionit, së bashku me agjentët e policisë, kanë shkatërruar një grupi shqiptarësh, nën akuzën e kultivimit të marihuanës dhe kryerjes së grabitjeve me forcë në disa institucione.

    Plantacioni i marihuanës, ndodhej në një zonë të pyllëzuar me terren të vështirë.

    Ndërkaq, gjashtë persona janë arrestuar ndërsa janë sekuestruar 16,000 bimë, me një peshë prej 3.500 kilogramë.

    Operacioni, i quajtur “Kopitos”, zbuloi se veprat kriminale ishin kryer nga një grup i organizuar shqiptarësh, dhe se ky grup ishte përgjegjës për dhjetë grabitje të kryera në Huesca, Sarinena dhe Nueno, njofton Telegrafi.

    Disa prej anëtarëve të organizatës merreshin me plantacionet, për periudha të gjata kohore duke i monitoruar vazhdimisht.

    Për ta bërë këtë, ata kishin ndërtuar “minikampe” ku kishin gjithçka të nevojshme, për të qëndruar në këtë terren me periudha të gjata kohore, duke i siguruar vetes një numër të madh ushqimesh që nuk mund të prisheshin, dhe madje kishin sajuar gjithashtu edhe furrë prej guri.

    Ky grup, kishin ndërtuar vende të fshehta pranë plantacioneve për të cilat kujdeseshin, duke siguruar një monitorim të vazhdueshëm të plantacioneve.

    Operacioni vijojë me një numër prej 70 agjentësh, që të bënte të mundur sekuestrimin e bimëve.

    Ndërkaq, sipas mediave spanjolle, Policia nuk ka bërë me dije identitetin e gjashtë shqiptarëve, ndërsa ka njoftuar se kjo është ngarkesa më e madhe e kapur ndonjëherë në zonën e Aragonit në Spanjë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!