×
  • Lajme
  • Botë

    Porosia e Papës pjesëmarrësve në Davos: Fokusohuni në njerëz e jo në fitime

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 9:41

    Papa Françesku ka porositur pjesëmarrësve në Forumin Botëror Ekonomik në Davos që të fokusohen në njerëz e jo në profit.


    Porosia e Papës pjesëmarrësve në Davos: Fokusohuni në njerëz e jo në fitime
    Papa në adresimin e tij me shkrim ka përkujtuar të fuqishmit të tubuar në Davos për obligimin moral që, në vend të pretendimit për fuqi apo profit, ta vendosin njeriun në qendër të politikave publike.

    Ai ka pretenduar se “Forumi është arenë në të cilën vullneti politik dhe bashkëpunimi i ndërsjellët mund ta fuqizojnë dhe të qojnë drejtë tejkalimit të izolacionizmit, individualizmit dhe kolonizimeve ideologjike, të cilat për fat të keq i karakterizojnë debatet bashkëkohore”.

    Papa Françesku i ka inkurajuar pjesëmarrësit që të solidarizohen me ata të cilët po e përjetojnë padrejtësinë sociale dhe ekonomike dhe jeta e të cilëve është e rrezikuar.

    Papën në Forum e përfaqëson një kardinal i Vatikanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!