×
  • Lajme
  • Botë

    Portugezi 14-vjeçar bëhet viktima më e re e Coronavirusit në Europë

    Reporteri
    29 Mars 2020 | 16:45

    Një djalë 14-vjeçar nga portugalia besohet se është personi më i ri në Evropë që ka vdekur nga koronavirusi.


    Adoleshenti nga qyteti Ovar në jug të Portos vdiq në mëngjesin e së dielës pasi ishte dërguar me urgjencë në spitalin “Sao Sebastiao”.

    Ai besohet se ka vuajtur nga psoriaza, por nuk ka pasur ndonjë sëmundje kronike, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

    Vdekja e tij erdhi pasi vajza 16-vjeçare, Julie Alliot, vdiq në një spital të Parisit të mërkurën e kaluar.

    Raportohet se mjekët kishin refuzuar ta transferonin djaloshin në një spital tjetër për shkak të gjendjes së rëndë të tij. Emri i viktimës nuk është bërë i ditur.

    Sipas faqes “Worldometers”, rreth 6 mijë persona janë infektuar me koronavirus në Portugali dhe 119 kanë vdekur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!