×
  • Lajme
  • Botë

    Poshtëruese: Kompania e Arabisë Saudite e shfrytëzon një njeri për të shpërndarë dezinfektues për duar

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 17:13

    Kompania shtetërore e naftës e Arabisë Saudite ka kërkuar falje pasi një punëtor ishte përdorur në mes të shpërthimit global të koronavirusit.


    Imazhet e shpërndara në mediat sociale tregojnë se njerëzit marrin dezinfektues për duar  nga një kuti, në të cilën një burrë qëndron brenda, transmeton Reporteri.net.

    Punëtori gjithashtu është i veshur me një maskë fytyre dhe doreza, pasi njerëzit marrin masa shtesë higjiene për të kufizuar përhapjen e koronavirusit i cili ka infektuar mbi 100,000 njerëz në të gjithë globin.

    Autoritetet shëndetësore kanë këshilluar njerëzit të përdorin dezinfektues në mes të shpërthimit të koronavirusit, i cili ka simptoma të ngjashme me gripin dhe mund të zhvillohet në pneumoni.

    Mbi 4,200 njerëz që kanë testuar pozitivisht për Covid-19 kanë vdekur deri më tani, sipas një raporti të Reuters.

    Që nga e Mërkura, 20 njerëz janë diagnostikuar me koronavirusin e ri në Arabinë Saudite. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!