×
  • Lajme
  • Botë

    Presidencialet 2020-të në SHBA: Biden vendos për kandidim “brenda pak javësh”

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 23:41

    Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden ka dhënë sinjale për kandidimin në presidencialet e 2020-tës në SHBA, duke i thënë një turme të sindikalistëve se mund t’i duhet mbështetja e tyre “brenda pak javësh”.


    “Kujdes se çfarë dëshironi”, është tallur Biden të marten gjatë një tubimi të Asociacionit Ndërkombëtar të Zjarrfikësve (IAFF) në Washington, derisa të pranishmit kanë bërtitur “Garo, Joe, garo!”, transmeton Koha.net.

    Biden, ish-senatori amerikan nga Delaware, që ka qenë nënpresident amerikan në dy mandate, gjatë kohës sa në krye të SHBA-së ishte Barack Obama, ka deklaruar publikisht se është duke e shqyrtuar mundësinë e kandidimit dhe se është në fazat përfundimtare të marrjes së vendimit.

    Në rast të kandidimit, Biden i bashkohet më shumë se dhjetë politikanëve, që tashmë e kanë bërë të ditur pjesëmarrjen në zgjedhje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!