×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti i Burundit bëhet lideri i parë shtetëror që vdes nga Covid-19

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 12:49

    Mjekët e spitalit ku ishte dërguar presidenti i burundit, Pierre Nkurunziza, kanë thënë se ai ka vdekur nga koronavirusi, ndonëse fillimisht qeveria kishte thënë se lideri vdiq nga sulmi në zemër.


    Mjekët e spitalit universitar Kamenge në Bujumbura i thanë agjencisë AFP se kreu i Institutit të Shëndetit Publik e kishte kërkuar ventilatorin e vetëm të spitalit dhe shefin e shërbimit të reanimacionit në emër të presidencës të hënën në orën 10 të paradites.

    Presidenti tashmë i ndjerë ishte dërguar në një spital në Karusi, por ishte bërë vonë, sepse ai kishte vdekur, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

    Dyshimet se Nkurunziza vdiq nga Covid-19 ishin të larta pasi bashkëshortja e tij muajin e kaluar u dërgua në spital për shkak të infektimit me virusin e ri. Në një dokument mjekësor, të parë nga agjencia AFP, thuhet se ajo kishte dalë pozitiv në testin për koronavirus.

    Vendi i vogël afrikan njoftoi për vdekjen e papritur të presidentit të martën e kaluar dhe shpalli një javë zie. Qeveria ende nuk ka treguar për datën kur do të varroset Nkurunziza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!