×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti i ishujve Filipine kërcënon Kanadanë me luftë për mbetjet e importuara

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 18:44

    Presidenti i ishujve Filipine, Rodrigo Duterte, duket se tani ka një armik të ri: Kanadanë.


    Duterte njihet për deklaratat e ashpra në publik. Për Kanadanë, ai tha madje se mund ta luftonin po të mos i merrnin mbetjet mbrapsht.

    “Ne do ta luftojmë Kanadanë. Do t’u shpallim luftë. Unë do t’i marr mbetjet, do t’i fus në një anije, dhe do t’ua dërgoj atje. Ta dijë Kanadaja që mbetjet janë duke u ardhur. Le të përgatisin një pritje madhështore. Le t’i hanë, po të duan”, deklaroi Duterte.

    Rreth 103 konteinerë kanë ardhur nga Kanadaja në Manila, kryeqytetin e ishujve Filipine, gjatë viteve 2013 dhe 2014. Mbetjet u sollën nga një kompani e Ontarios që kishte deklaruar se janë të riciklueshme, por ishin ndryshe nga ç’ishin deklaruar, sipas filipinasve. Mbetjet janë ende në port, ndërkohë që shumë organizata vendase kanë reaguar kundër tyre, transmeton TCH.

    Edhe pse një gjykatë në Manila, në vitin 2016, urdhëroi që mbetjet të kthehen në Kanada, ato vazhdojnë të qëndrojnë në vend, pasi kompania private nga Ontario nuk i kthen. Kryeministri kanadez ka premtuar që në vitin 2017 se do të gjejnë një zgjidhje, por duket se Dutertes i ka sosur durimi. Ai madje e akuzoi Kanadanë se i ka ofruar grante në arsim vetëm që të mbajë mbetjet, por ai nuk ka pranuar kurrsesi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!