×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti i SHBA-së e thyen këmbën duke luajtur me qenin e tij, kundërshtari më i madh i uron shërim

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 10:06

    Presidenti i zgjedhur në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden, pësoi fraktura të vogla në këmbë, pasi rrëshqiti teksa luante me një prej qenve të tij.


    Incidenti ndodhi të shtunën, tha zyra e Bidenit në një deklaratë duke shtuar se presidenti i zgjedhur 78-vjeçar i SHBA-së nga radhët e Partisë Demokratike, bëri një incizim rentgen të dielën.

    “Incizimi konfirmoi fraktura të vogla”, tha mjeku personal i Bidenit, Kevin O’Connor në një deklaratë të veçantë të lëshuar nga zyra e Bidenit.

    Pasi fitoi ndaj presidentit, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, Biden do të jetë personi më i vjetër që ka marrë ndonjëherë detyrën e presidentit amerikan. Inagurimi i tij pritet të bëhet më 20 janar.

    Trump, i cili nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhje dhe po konteston rezultatet në gjykatë, i uroi Bidenit shërim të shpejtë.

    “Shërim të shpejtë!”, tha Trump në një postim në “Twitter”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!