×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti izraelit nominon Netanyahu që të përpiqet të formojë qeverinë

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 14:06

    Presidenti izraelit Reuven Rivlin njoftoi të martën se zgjodhi kryeministrin Benjamin Netanyahu të përpiqet të formojë një qeveri të re.


    Siç edhe dihet, zgjedhjet e 23 marsit, të katërtat e vendit në harkun e dy viteve, rezultuan që asnjë parti të mos fitonte shumicën ose të kishte mbështetjen e mjaftueshme për të formuar një koalicion qeverisës, përcjell Telegrafi.

    Kështu, Netanyahu do të ketë 28 ditë për të formuar një koalicion, me mundësinë e kërkimit të një zgjatje dy javore nëse është e nevojshme.

    Dhe nëse nuk formohet asnjë qeveri gjatë asaj kohe, Rivlin mund të ngarkojë një kandidat tjetër me përpjekjen për të formuar një koalicion.

    Në konsultimet e hershme të Rivlin me partitë që fituan vende në Knesset me 120 anëtarë, Netanyahu mori rekomandimet e 52 ligjvënësve, ndërsa ish-ministri i Financave, Yair Lapid kishte 45 miratime dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Naftali Bennet kishte shtatë.

    Ndryshe, Netanyahu po gjykohet për ryshfet dhe mashtrim. Ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!