×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti kinez feston 66-vjetorin, Putini e befason me dhuratën

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 21:28

    Presidenti kinez Xi Jinping festoi të shtunën 66 vjetorin e lindjes së tij së bashku me presidentin rus Vladimir Putin.


    Dhe Putin e befasoi homologun e tij me dhuratën për ditëlindje.

    Presidenti rus i bleu Jinping akullore.

    Dy liderët u takuan në Dushanbe, kryeqytetin e Taxhikistanit, ku morën pjesë në konferencën e “Confidence-Building Measures in Asia”.

    Ky është takimi i tyre i dytë brenda pak javësh. Putin dhe Jinping u takuan në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shanghait (SCO) në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek.

    “Lideri rusi vlerësoi rolin e Jinpingut në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe vuri në dukje suksesin e vizitës së fundit shtetërore nga Presidenti i Kinës në Rusi”, thuhet në deklaratën e Kremlinit. “Vladimir Putin i dha Xi Jinping akullore ruse si dhuratë për ditëlindje”.

    Jinping falënderoi Putinin për akulloren dhe tha se udhëheqësi rus është shumë popullor në Kinë, njoftoi agjencia e lajmeve shtetërore ruse TASS.

    Presidenti kinez udhëtoi në Rusi më herët në qershor dhe ishte mysafir i nderit në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg.

    Në një intervistë me TASS përpara udhëtimit, Jingping e quajti Putinin mikun e tij më të mirë, duke shtuar se e çmonte miqësinë e thellë mes tyre.

    Në Rusi, Jinping vizitoi Moscow Zoo me Putinin, ku mori dy panda gjigante kineze si pjesë e “bashkëpunimit kërkimor”.

    Të dy liderët gjithashtu u takuan në prill gjatë samitit “Belt and Road Summit” në Pekin.

    Ata vlerësojnë shpesh marrëdhënien mes tyre dhe janë takuar më shumë se 30 herë që nga viti 2013./oranews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!