×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti më jetëgjatë në historinë e SHBA-ve, Jimmy Carter mbush 96 vjeç

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 21:58

    Ish-Presidenti amerikan Jimmy Carter konsiderohet si presidenti më jetëgjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara.


    Carter mbush sot 96 vjeç dhe ky është një moment historik për gjithë jetëgjatësinë e 44 burrave që kanë mbajtur postin e Presidentit dhe zyrën më të lartë amerikane.

    Sipas “Daily Mail” ish-Presidenti ka planifikuar të festojë ditëlindjen në shtëpinë e tij në Plains, Georgia me bashkëshorten 74-vjeçare.

    Presidenti i 39-të i Amerikës, në detyrë nga viti 1977 deri më 1981, është larguar nga opinioni publik mes pandemisë së koronavirusit dhe sfidave të tij shëndetësore.

    Ai i ka mbijetuar një diagnoze kanceri të rëndë në 2015-ën, por vijon të jetë aktiv në politikë përmes qendërs post presidenciale, në shëndetin publik dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në të gjithë botën.

    Carter gjithashtu fitoi vëmendje kohët e fundit pas vdekjes së Gjykatëses së Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg. Carter është Presidenti i vetëm që nga viti 1850 që nuk bëri një emërim të vetëm në Gjykatën e Lartë, por ai riformoi gjykata më të ulëta duke nominuar në numër rekord gratë dhe juristët me ngjyrë.

    Carter gjithashtu është edhe fitues i çmimit Nobel për Paqen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!