×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti Trump heq sanksionet ndaj Koresë Veriore

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 22:41

    Presidenti Trump, ka njoftuar se ai i ka hequr sanksionet mbi Korenë Veriore, menjëherë pasi Departamenti i Thesarit të Shtetit i vendosi ato.

    “U njoftova sot se Departamenti i Thesarit të SHBA-së ka vendosur sanksione shtesë, nga ato që tashmë ekzistojnë mbi Koren Veriore. Unë kam urdhëruar që të tërhiqen këto sanksione shtesë” shkroi Trump në Twitter.

    Sanksionet e Departamentit të Thesarit u vendosën ndaj një kompanie të anijeve kineze, që bëjnë biznes me Korenë Veriore. Këto sanksione sollën reagimin e qeverive në Kinë dhe Kore Veriore.

    Kur Sekretarja për Media, nga Shtëpia e Bardhë u pyet rreth deklarimit të Presidentit në Twitter, Sarah Sanders tha: “Presidentit Trump i pëlqen Kim Jongu dhe nuk mendon se sanksione tjera janë të nevojshme”.

    Ky veprim i pazakonshëm I Presidentit vjen pas samitit që u mbajt në Vietnam, ku u takuan Presidenti Amerikan dhe Kryetari Koreano-Verior. Në këtë takim Kim Jong-Un kishte kërkuar që të hiqen të gjitha sanksionet, gjithsesi Trump e kishte refuzuar një kërkesë të tillë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!