×
  • Lajme
  • Botë

    Prifti arrestohet për përdhunim të murgeshës në Indi

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 21:56

    Policia në indi ka arrestuar një prift katolik nën akuzën e përdhunimit të një murgeshe, rast ky që u përcjell edhe me protesta në Indi.


    Prifti Franco Mulakkal akuzohet për përdhunim sistematik të një murgeshe, nga viti 2014 deri më 2016, në një kishë në qytetin Kerala, në jug-perëndim të Indisë.

    Një zyrtar policorë i cili ishte përgjegjës për hetime, K. Subash, i tha CNN-it se akuzat e ngritura ndaj priftit, janë të bazuara nga fjalët e 83 dëshmitarëve, duke përfshirë një kardinal, 14 priftërinj dhe 25 murgesha, raporton CNN, transmeton Gazeta Express.

    Në raportet mjekësore, del se murgesha është përdhunuar, tha Subash.

    Murgesha 44 vjeçare, emri i së cilës mbetet anonim, për herë të parë bëri denoncim në polici në qershor të vitit 2014. Ajo pretendoi se është abuzuar seksualisht nga prifti, në një shtëpi të miqve që i përket Misionit Françeskan.

    Krishetrizmi është fe e vogël në indi, ku vetëm 2.3% e qytetarëve i takojnë këtij besimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!