×
  • Lajme
  • Botë

    Prokuroria franceze deklarohet nëse në Notre Dame kishte zjarrvënie, apo ishte aksident

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 16:28

    Prokurori i Parisit ka thënë se nuk ka prova për të besuar qëndron dikush prapa zjarrit në Notre Dame. 


    Autoritetet kanë mbledhur një skuadër për të hetuar çështjen dhe intervistuar punëtorët e përfshirë në rinovimet e katedrales.

    Shkaku i zjarrit masiv që përfshiu katedralen Notre Dame ishte ndoshta aksidental, tha të martën Prokurori i Parisit Remy Heitz, përcjell reporteri.net.

    “Asgjë nuk sugjeron drejt asaj se kemi të bëjmë me një akt vullnetar. Ne po favorizojmë teorinë e një aksidenti,” u tha Heitz gazetarëve, duke shtuar se një ekip prej 50 vetave po punonte për një hetim se si filloi zjarri.

    Ai tha se hetimi ka të ngjarë të jetë “i gjatë dhe i ndërlikuar”.

    Zyra e prokurorit tha se policia kishte filluar marrjen në pyetje të punëtorëve të ndërtimit të cilët kishin kryer rinovime në katedrale.

    Qindra zjarrfikës punuan natën për të sjellë nën kontroll zjarrin. Ajo u shua të martën në mëngjes, rreth 15 orë pasi shpërtheu.

    Zyrtarët që hynë në ndërtesën e djegur raportuan se pavarësisht dëmtimeve të mëdha, struktura kryesore e ndërtesës ishte ruajtur. Stafi i zjarrfikjes gjithashtu arriti të evakuojë disa prej veprave të artit nga brenda katedrales, tha ministria e Kulturës. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!