×
  • Lajme
  • Botë

    Protestoi ndaj qeverisë, policia “zhvesh” gruan gjatë arrestimit

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 8:10

    Policia britanike tha sot se ka nisur hetime urgjente për trajtimin pa dinjitet të një gruaje nga oficerët e policisë në Manchester, pasi gjatë arrestimit ata thuajse e kishin ekspozuar në të brendshme gjatë një proteste kundër masave qeveritare të koronavirusit.


    Në pamjet e publikuara nga mediat shiheshin oficerët që e ngrinin gruan peshë nga toka, ndërsa pantallonat i ranë dhe ajo mbeti vetëm në të brendshme.

    Imazhe shkaktuan zemërim të gjerë në rrjetet sociale pasi në disa pamje dukej sikur oficerët po i ulnin asaj xhinset. Më pas u tentua që t’i ngriheshin veshjet e poshtme, por skenat ishin kapur nga fotografët.

    Policia tha në një deklaratë: “Jemi në dijeni të videove dhe imazheve të një gruaje që duket pjesërisht e zhveshur teksa po arrestohej gjatë protestave të së dielës në qendrën e qytetit. Një hetim është duke u zhvilluar dhe një njoftim do të jepet në kohën e duhur”.

    Por policia mbronte vendimin e saj për shpërndarjen me forcë të protestës kur një grup demonstruesish u ulën në rrugë duke bllokuar sheshin Saint Peter’s Square.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!