×
  • Lajme
  • Botë

    Provokimet në kufi: Ministri turk i Mbrojtjes-grekëve: Thirrini mendjes

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 22:03

    Kontrolli i detit Egje vijon të mbetet një pikë e nxehtë në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Greqisë. Edhe së fundmi ka patur tensione midis dy ushtrive, ndërkohë që ka reaguar edhe ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.


    “Nuk mund të shpjegohen me asgjë provokimet e ditëve të fundit në Egje, megjithë përpjekjet dhe durimin tonë në kuadër të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Këto janë nxitje shumë serioze, janë provokime. Kjo nuk do t’u sjellë asnjë dobi atyre (Greqisë). Dua ta shpreh edhe një herë se do të jetë në interesin e të dyja palëve që gjithsecili t’i thërrasë mendjes në lidhje me këtë çështje”.

    Deri më sot Turqia ka bërë çdo lloj përpjekjeje për zgjidhjen e incidenteve me dialog dhe mirëkuptim reciprok,- theksoi ministri Akar, ndërsa shtoi se të njëjtat përpjekje Turqia do t’i vazhdojë edhe në të ardhmen

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!