×
  • Lajme
  • Botë

    Pse situata me virusin është kritike në Evropë? Ekspertët flasin për një mutacion që turistët e morën në Spanjë

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 16:30

    Një mutacion i coronavirusit i gjendur tek fermerët spanjollë është përhapur me shpejtësi në Evropë, dhe tashmë përbën shumicën e rasteve në Britani. Këtë ka zbuluar një studim i fundit i publikuar në median britanike Metro, që tregon për një variant të virusit i quajtur 20A.EU1 që është përhapur nga fermerët në popullatat lokale në Spanjë në muajt qershor dhe korrik.


    Turistët nga vendet e Evropës që shkuan këtë verë në Spanjë thuhet të jenë kthyer në shtetet e tyre me virusin me vete duke e përhapur në gjithë Evropën. Studimi zbuloi se në Uells dhe Skoci variant i këtij mutacioni të virusit përbënte rreth 80% të rasteve në mes të shtatorit, ndërsa frekuencat në Angli ishin rreth 50% në atë kohë.

    Ekspertët që kanë kryer këtë studim thonë se do duhen të tjera prova për të arritur në këtë konkluzion me fakte të plota. Doktoreshë Emma Hodcroft, një eksperte gjenetike evolucionare në Universitetin e Bazelit dhe autore kryesore e studimit, ka thënë për BBC:

    ‘Ne e dimë pati një supër përhapje të virusit mes punëtorëve të bujqësisë në Spanjë, dhe ne themi se virusi ka qenë në gjendje të kapërcejë në popullatat lokale dhe të përhapet rreth Spanjës. Kjo ndodhi në muajin qershor dhe korrik, pikërisht kur turistët evropianë shkuan për pushime në Spanja. Ne mendojmë se këta turistë kanë sjellë atë variacion virusi në vendet e tjera të Evropës. Ne jemi në proces të punës me laboratorët për të inspektuar më nga afër mutacionet, por ne në fakt mendojmë kjo është pika kryesore e situatës aktuale’./Metro/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!