×
  • Lajme
  • Botë

    Publikohen pamje që thuhet se tregojnë momentin e vrasjes së liderit të ISIS-it

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 22:32

    Ky është momenti dramatik në të cilin lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, besohet të ketë vdekur gjatë një bombardimi brenda natës në veri-perëndim të Sirisë.


    Këtë gjë e ka konfirmuar edhe presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë se lideri terrorist u vra gjatë operacionit.

    Sot është raportuar gjithashtu se udhëheqësi i ISIS shpërtheu një jelek vetëvrasës, pasi u rrethua nga forcat speciale amerikane gjatë sulmit, , shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Sipas raportimeve nga mediat amerikane, al-Baghdadi u vra gjatë misionit të cilin e urdhëroi presidenti Trump.

    Forcat e drejtuara nga SHBA në Idlib, Siri, sulmuan strehën e liderit të Shtetit Islamik në orët e para të këtij mëngjesi, pas informacioneve se terroristi mbërriti në vend 48 orë më parë.
    Gjatë zjarrit pasues thuhet se dy gratë e tij u vranë gjithashtu, pa raportime për plagosje të forcave amerikane.

    Pas sulmit ajror, presidenti Trump kishte shkruar në Twitter: “Diçka shumë e madhe sapo ka ndodhur!”, duke mos dhënë më shumë informacione.

    Ndërsa gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në ora 1 pasdite, zoti Trump konfirmoi vrasjen.

    Që nga ai moment kanë dalë disa pamje të sulmit, të cilat pretendojnë se tregojnë momentin kur terroristi besohet të jetë vrarë, përcjell Telegrafi.

    Pamjet, të publikuara nga aktivistë sirianë, kapin një seri shpërthimesh shurdhuese të ndjekura nga një heshtje e frikshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!