×
  • Lajme
  • Botë

    Publikohet për herë të parë një video e Millosheviqit para nisjes për në Hagë

    Reporteri
    23 Gusht 2019 | 10:57

    Gazetari serb Stefan Cvetkoviq, i cili ka tronditur vazhdimisht publikun serb, disa orë më parë ka publikuar një video të “kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq para nisjes së tij për në Hagë nga Tuzla.


    Sipas mediave të Beogradit, në video shihet Millosheviqi teksa po hynte në një dhomë, siç pretendohet, në një bazë ushtarake amerikane në Bosnjë dhe Hercegovinë, i shoqëruar nga një person me uniformë ushtarake. Pas hyrjes, Millosheviq është në shoqërinë e një oficeri policie me të cilin bisedon, transmeton Reporteri.net.

    Në një moment, ai ngrihet dhe qëndron me oficerin përballë një personi të panjohur, pastaj ulet për pak kohë dhe vazhdon të ecë nëpër dhomë.

    Më 28 qershor 2001, nisi rrugëtimi i Millosheviqit drejt Hagës. Ai arriti në lagjen Banjica të Beogradit, i shoqëruar nga një hetues i këtij tribunali.

    Nga Banjica ai vazhdoi drejt e në Tuzla, ku në kampin amerikan po e priste Andy Milan, një rreshter në forcën Delta.

    Më 11 mars të vitit 2006, Millosheviqi ishte gjetur i vdekur në qelinë e tij në Scheveningen të Hagës. Autopsia gjeti se Millosheviqi kishte pësuar sulm në zemër.

    Bota do ta kujtojë komunistin oportunist si një ndër diktatorët më vrastarë të kohëve moderne. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!