×
  • Lajme
  • Botë

    Publikohet video: Momenti kur vajza e Putin merr vaksinën kundër Covid-19

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 11:18

    Putin befasoi botën kur njoftoi se Rusia ka gjetur vaksinën ndaj COVID-19 dhe do të dalë në treg brenda pak ditësh.


    Presidenti rus tha se gjatë disa testimeve vaksina ka rezultuar e suksesshme dhe se ofron një imunitet të qëndrueshëm ndaj COVID-19.

    Po ashtu ai tha se njëra nga vajzat e tij tashmë është vaksinuar, dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore. “Gjëja më e rëndësishme është që të sigurohet një siguri e plotë e vaksinës dhe efikasitetit të saj”, tha ai ndërsa shtoi se një nga dy vajzat e tij ka marrë vaksinën.

    Ky është momenti kur vajza e tij thuhet se e mori vaksinën:

    Putin ka dy vajza, Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova. Ende nuk dihet se cila prej tyre ka provuar vaksinën ruse ndaj COVID-19. Mediat e huaja kanë publikuar disa foto të tyre, por ato dalin shumë rrallë në media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!