×
  • Lajme
  • Botë

    Punësoi kushëririn, jep dorëheqje zyrtari i qeverisë portugeze

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 22:10

    Sekretari portugez, Carlos Martins, ka dhënë dorëheqje pasi ka punësuar kushëririn, si ndihmës të shefit të tij të kabinetit.


    Një polemikë e shkaktuar nga rritja e lidhjeve familjare mes anëtarëve të qeverisë portugeze dhe kabineteve të tyre shkaktoi sot dorëheqjen e parë brenda ekzekutivit socialist, atë të sekretarit të Shtetit për Mjedisin.

    “Carlos Martins, nën zjarrin e kritikave sepse kishte punësuar kushëririn e tij, si ndihmës të shefit të tij të kabinetit, dorëzoi dorëheqjen që u pranua”, sipas një komunikate të Ministrisë së Mjedisit.

    Kushëriri i tij Armindo dos Santos Alves kishte dhënë dorëheqjen gjithashtu një ditë më parë.

    “Kam vepruar gjithnjë me mirëbesim, por vlerësoj se kjo çështje mund të dëmtojnë qeverinë”, theksoi Martins për të justifikuar kërkesën e tij për dorëheqje që i drejtohej kryeministrit, Antonio Costa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!