×
  • Lajme
  • Botë

    Putin dhe Erdogan takim kokë më kokë, këto janë temat për të cilat pritet të bisedojnë

    Reporteri
    27 Gusht 2019 | 12:52

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të presë sot në Zhukovski homologun turk, Recep Tayyip Erdogan.


    Në një njoftim të Kremlinit thuhet se dy presidentët do të bisedojnë për luftën në Siri dhe për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit Rusi-Turqi.

    Vizitia e Erdoganit vjen pasi sulmet ajrore të Qeverisë siriane goditën provincën e kontrolluar nga rebelët, Idlib, ku Moska dhe Ankaraja kanë krijuar një zonë të çmilitarizuar.

    “Ka probleme që dalin nga shkeljet që po bën regjimi në Idlib. Shpresojmë t’i eleminojmë këto probleme sa më shpejt”, tha Erdogan.

    Lufta civile në Siri ka nisur që në vitin 2011. Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, rreth 400 mijë sirianë janë vrarë, ndërsa afro 6 milionë të tjerë kanë ikur nga vendi.

    Turqia mbështet disa grupe rebele që duan rrëzimin e regjimit në Siri, ndërsa Rusia është mbështetëse e fuqishme e presidentit sirian, Bashar al-Assad./Opinion.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!