×
  • Lajme
  • Botë

    Putin po lufton me kancerin dhe smëundjen e Parkinsonit

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 12:09

    Presidenti rus Vladimir Putin ka kancer si dhe simptoma të sëmundjes së Parkinsonit, ku në muajin shkurt kishte bërë një operacion urgjent.


    Siç raportojnë mediet e huaja, përcjell Telegrafi, analisti politik Valery Solovei pretendimet e mëparshme të të cilit ishin mohuar për shëndetin e dobët të njeriut më të fortë në Rusi, thotë se Putini ka në plan të jap dorëheqjen e tij nga Kremlini në fillim të vitit të ri.

    Solovei pretendon të këto burime i ka nga Kremlini.

    “Unë nuk jam mjek dhe nuk kam asnjë të drejtë etike për t’i zbuluar këto probleme. Diagnoza e dytë është shumë më e rrezikshme, pasi Parkinsoni nuk kërcënon gjendjen fizike, por thjesht kufizon paraqitjet publike. Por ekziston një diagnozë fatale”, tha Solovei.

    Ai shton se Putini në muajin shkurt i është nënshtruar një operacioni për kancerin në bark.

    Kremlini u detyrua të mohojë që Putin kishte probleme shëndetësore, pasi ai u përballë me një kollitje gjatë një takimi përmes videopamjeve.

    Po ashtu, sipas medieve të huaja, të dhëna nga burimet e brendshme të Kremlinit thanë se, ai ka simptoma që lidhen me sëmundjen e Parkinsonit.

    Spekulimet se mbretërimit të tij 20-vjeçar mund të jetë afër fundit, u rritën pasi u hartuan disa ligje që e bëjnë atë deputet për gjithë jetën kur ai të jep dorëheqjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!