×
  • Lajme
  • Botë

    Putini “kërcënon” Amerikën: Nuk lejoj që ta shkatërroni Venezuelën siç bëtë me Jugosllavinë

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 12:53

    Presidenti i Rusisë dërgoi trupa tek aleati i tij, Nicolas Maduro, me një mesazh se ai nuk do të lejojë ndërhyrjen e paralajmëruar të SHBA-ve kundër tij, siç bënë në ish Jugosllavi, Irak, Libi …


    Një kontigjent i forcave ruse me 35 ton pajisje luftarake dhe një mision sekret mbërriti në fundjavë në Karakas. Ky veprim, thonë ekspertët, përfaqëson një mesazh të qartë dhe të mprehtë nga Presidenti rus Vladimir Putin për të ndihmuar Venezuelën dhe Presidentin e saj Nicolas Maduro në rast të një sulmi të drejtuar nga SHBA-të, transmeton Reporteri.net

    Fakti që dy avionë rusë me oficerë, ushtarë dhe teknikë luftimi u ulën në Karakas në ditën kur bombardimi i Jugosllavisë filloi, 20 vjet më parë, shumë e konsiderojnë si simbolike. Në atë kohë, Rusia e varfër, thonë ekspertët, nuk mund të bënte shumë për të ndihmuar Serbinë gjatë bombardimeve të NATO-s, por njerëzit që tani janë në pushtet në Kremlin mësuan leksionin dhe tani po mbrojnë aleatët dhe të drejtën ndërkombëtare me çdo kusht, madje edhe me rrezikun për të ardhur buzë luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut.

    Kjo demonstrohet më së miri nga një deklaratë e fundit të ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Putinit dhe një njeri që nuk flet kurrë pa miratimin e tij. Ai kritikoi kërcënimet amerikane ndaj Nicolas Maduros dhe i krahasoi ato me atë që ndodhi në Serbi dy dekada më parë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!