×
  • Lajme
  • Botë

    Që në ditën e parë të detyrës, Joe Biden do të nënshkruajë disa dekrete

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 10:30

    Java e ardhshme është një ndër më të shumëpriturat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pritet ceremonia e betimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden.


    Më 20 janar qindra mijëra njerëz, mes tyre dhe shumë krerë shtetesh do të ndjekin në Washington, marrjen e drejtimit të vendit më të fuqishëm në botë nga një tjetër lider që do e udhëheqë atë për të paktën 4 vite.

    Megjithatë, duhet thënë që ceremonia e këtij viti do të jetë disi ndryshe për shkak të masave antiCovid dhe frikës për protesta të dhunshme nga mbështetësit e presidentit në ikje Donald Trump.

    Mijëra efektivë dhe ushtarë të Gardës Kombëtare janë dislokuar në mënyrë që mos lejojnë incidente në këtë ngjarje të shënuar dhe të rëndësishme për historinë amerikane.

    Disa detaje që kanë rrjedhur në lidhje me ceremoninë bëjnë me dije se Joe Biden do të nënshkruajë dekretet e para presidenciale që në momentet e para të marrjes së detyrës.

    Kështu, më 20 janar, sapo të ulet në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden do të nënshkruajë dekretet e luftimin e pandemisë dhe ndihmës ekonomike. Të njëjtat burime shpjeguan se dhjetë ditët e para të presidencës së tij do të shohin fillimin e shumë masave që synojnë anulimin e atyre të Donald Trump.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!