×
  • Lajme
  • Botë

    Që nga 19 prilli lejohet udhëtimi midis Australisë dhe Zelandës së Re

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 9:32

    Zelanda e Re njoftoi të martën se do të hapë një “kanal udhëtimi” të parashikuar prej kohësh me Australinë, duke filluar që nga 19 prilli.


    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fillimi i udhëtimit pa karantinë midis kombeve fqinje vjen si një lehtësim për familjet që janë ndarë nga pandemia e coronavirusit si dhe për operatorët turistikë.

    Të dy vendet kanë qenë të suksesshëm në ndalimin e përhapjes së virusit.

    Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern tha se zyrtarët shëndetësorë besojnë se rreziku i transmetimit të virusit nga Australia është i ulët dhe se udhëtimi tani është i sigurt.

    Australia më parë kishte lejuar banorët e Zelandës së Re të mbërrinin pa hyrë në karantinë, por Zelanda e Re kishte marrë një qasje më të kujdesshme, duke u kërkuar udhëtarëve nga Australia të kalonin dy javë në karantinë pas mbërritjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!