×
  • Lajme
  • Botë

    Qytetarët e Vjenës marshojnë kundër masave anti-COVID

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 23:12

    Mijëra njerëz kanë marshuar të shtunën në rrugët e Vjenës duke kundërshtuar kufizimet në jetën publike si pasojë e koronavirusit.


    Kjo protestë erdhi disa ditë pasi Qeveria e kancelarit Sebastian Kurz, zhvilloi bisedime për zgjatjen e masave.

    Nën moton “Kurzi duhet të shkojë”, demonstruesit brohorisnin rrugëve të Vjenës.

    Një pjesë e madhe e tyre ishin pa maska, njofton Reuters.

    Austria është në bllokadën e saj të tretë, duke i lejuar të hapura vetëm dyqanet ushqimore.

    Vendi ka raportuar afro 390.000 raste me COVID-19 dhe mbi 7.000 të vdekur që nga fillimi i pandemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!