×
  • Lajme
  • Botë

    Në këtë qytet ndalohet të pish cigare brenda në shtëpi, por hashashi lejohet

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 13:53

    Duhanpirja do të jetë e ndaluar brenda ambienteve të shtëpisë, në San Francisko. Por ka një përjashtim: pirja e hashashit do të lejohet.


    Bordi i supervizorëve të qytetit votoi të martën e kaluar 10-1 në favor të ndalimit të pirjes së cigareve në apartamente, me përjashtim të kanabisit.

    Rregulli i ri u miratua për të mbrojtur banorët e tjerë të shtëpisë nga pasojat e tymit të cigares. Por marijuana terapeutike do të lejohet.

    Shkelësit do të përballen me një gjobë prej 1000 dollarësh.

    Pirja e duhanit është e paligjshme në hapësirat publike, por rregulli i ri futet brenda apartamenteve dhe banesave private.

    Megjithatë, urdhri pritet të shkojë javën e ardhshme në zyrën e kryetares së Bashkisë, London Breed, e nëse e firmos, hyn në fuqi 30 ditë më vonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!