×
  • Lajme
  • Botë

    Raporti i trishtë në New York për fëmijët që kanë humbur prindin nga Covid-19

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 16:18

    Një raport tronditës është botuar nga mediat amerikane që tregon se 4200 fëmijë në New York kanë humbur të paktën njërin nga prindërit për shkak të coronavirusit. Ky raport vjen si një kujtesë se sa të kujdesshëm duhet të tregohemi gjatë kësaj pandemie. Deri më tani në NewYork kanë humbur jetën 33,246 viktima dhe me gati 1 milion të infektuar.


    Sipas New York Post, 23% e këtyre fëmijëve janë dërguar në qendra të përkudesjes pasi kanë humbur të vetmin prind që kishin apo kujdestarin, ndërsa të tjerët fatmirësisht kanë njërin prej tyre gjallë.

    Në raport bëhet një krahasim i vdekshmërisë së prindërve nga virusi dhe nga sëmundje të tjera, në të njëjtën periudhë 4 mujore nga 2018-ta. Sipas të dhënave, rreth 200 fëmijë humbën prindërit në aksidente rrugore dhe 1.050 për shkaqe që lidhen me drogën. Më shumë se 1500 humbën jetën për shkak të sëmundjeve të zemrës dhe 1,700 për shkak të kancerit.

    325,000 fëmijë janë shtyrë drejt varfërisë për shkak të humbjes së prindit nga koronavirusi. 57% e vdekjeve shënohen në Bronx, Brooklyn dhe Queens.

    Gjetjet gjithashtu nënvizuan pabarazitë racore: Fëmijët me ngjyrë dhe hispanikë humbën prindin nga virusi me dyfishin e normës së prindit të fëmijëve aziatikë dhe të bardhë.

    Ekspertët thonë se njerëzit me ngjyrë patën mungesë më të theksuar të qasjes ndaj kujdesit shëndetësor, si dhe më të rrezikuar ndaj ekspozimit të virusit për shkak të punës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!