×
  • Lajme
  • Botë

    Raportohet për së paku 17 të vrarë nga sulmet ajrore të ShBA-së në Siri

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 11:17

    Agjencia e lajmeve, Reuters, citoi një burim të shëndetësisë të ketë thënë se së paku 17 persona janë vrarë nga sulmet ajrore amerikane në pjesën lindore të Sirisë.


    Pentagoni ka thënë se këto sulme kanë për qëllim t’i godasin objektet që janë nën kontrollin e militantëve të përkrahur nga Iran.

    Në anën tjetër, autoritetet siriane ende nuk kanë komentuar rreth këtyre sulmeve, shkruan Reuters.

    Sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë me bazë në Britaninë e Madhe, të gjithë të vrarët janë luftëtarë pro-iranianë, ndonëse Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë raportuar zyrtarisht për ndonjë shifër të të vrarëve.

    Sulmet ajrore në Siri janë veprimi i parë ushtarak që u bë me urdhër të presidentit të ri, Joe Biden, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ndaj personelit amerikan dhe të koalicionit ushtarak në Irak.

    “Presidenti Biden do të veprojë për t’i mbrojtur personelin amerikan dhe personelin e koalicionit. Njëkohësisht, ne kemi vepruar me një sjellje të qëllimshme që ka për synim ta qetësojë gjendjen e përgjithshme në Sirinë lindore dhe në Irak”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!