×
  • Lajme
  • Botë

    Rasti i ri i COVID-19 në Zelandë të Re i takon variantit të Afrikës së Jugut

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 10:15

    Rasti i parë i coronavirusit në Zelandë të Re pas dy muajve, është identifikuar si varianti i Afrikës së Jugut.


    Sipas Al Jazeera, lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë në vend, Chris Hipkins, duke shtuar se gruaja 56-vjeçare ka gjasa të jetë infektuar nga një udhëtar tjetër para se të dilte nga karantina.

    Gruaja, e cila u kthye kohët e fundit nga Evropa rezultoi pozitive të shtunën, 10 ditë pasi përfundoi izolimin e detyrueshëm dy-javor në një hotel në qytetin e Auckland.

    Lexo po ashtu:
    Pas dy muajve, Zelanda e Re raporton rastin e parë me COVID-19 brenda komunitetit
    Pas dy muajve, Zelanda e Re raporton rastin e parë me COVID-19 brenda komunitetit
    Zelanda e Re në përgjithësi është vlerësuar për menaxhimin e pandemisë së coronavirusit në botë, derisa që nga shpërthimi i pandemisë ka raportuar 2,288 raste si dhe 25 viktima.

    “Ne mund ta konfirmojmë që lloji i infeksionit është varianti i Afrikës së jugut dhe burimi i infeksionit ka shumë gjasa të jetë një udhëtar i kthyer gjatë qëndrimit të personit në hotelin Pullman”, tha Hipkins në një konferencë shtypi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!