×
  • Lajme
  • Botë

    Rekord rastesh me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    20 Mars 2021 | 22:50

    Rekord rastesh të reja me COVID-19 janë regjistruar sot në Maqedoninë e Veriut, ku nga 5057 teste, prej tyre 1299 kanë rezultuar pozitivë.


    Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin edhe 24 pacientë të tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3448.

    Instituti i Shëndetit Publik atje ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 413 persona.

    Numri i rasteve aktive me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është 15.475.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!