×
  • Lajme
  • Botë

    Revista “Time”: Greta Thunberg shpallet “Personazhi i Vitit 2019”

    Reporteri
    11 Dhjetor 2019 | 14:39

    Aktivistja 16-vjeçare suedeze e klimës, Greta Thunberg është personaliteti më i ri i zgjedhur nga revista për kopertinën, e cila që nga dhjetori i vitit 1927 zgjedh dhe publikon personazhe nga fusha të ndryshme.


    Fotografia e Gretës në kopertinë është shoqëruar me sloganin, “Forca e rinisë”.

    Greta, në përzgjedhjen e ‘Time” ka mundur Presidentin Donald Trump dhe Kryetaren e Dhomës së Kongresit amerikan Nancy Pelosi, e cila ka vënë me shpatulla pas murit presidentin amerikan duke e akuzuar për abuzim me pushtetin.

    Thunberg është bërë e famshme në të gjithë botën për fushatën e saj kundër ndryshimit të klimës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!