×
  • Lajme
  • Botë

    Rikthehet Al Qaeda, kërcënon Amerikën me luftë

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 15:56

    Kjo fundjavë shënon përvjetorin e 10-të që kur Osama Bin Laden, organizatori i sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA, u vra nga forcat e operacioneve speciale brenda kompleksit të tij në qytetin pakistanez, Abbottabad.


    Emri i tij dhe i rrjetit terrorist të tij, al Qaeda, u bënë definues i periudhës së reagimit amerikan duke shkurtuar çdo politikë të mëhershme, për ta ndalur terrorizmin.

    “Lufta kundër terrorit” e Amerikës po hyn në një fazë të re ndërsa presidenti Joe Biden përgatitet të tërheqë të gjitha trupat amerikanë nga Afganistani në 20 vjetorin e 11 shtatorit, por tani al Qaeda pretendon se lufta e saj me Amerikën është larg së përfunduari.

    Në një intervistë ekskluzive për CNN-in, përmes ndërmjetësuesit, dy funksionarë i kanë thënë se “lufta kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë në të gjitha frontet, nëse ata nuk dëbohen nga pjesa tjetër e botës islame”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!