×
  • Lajme
  • Botë

    Rinisin sulmet: “Tullumbacet e zjarrit”, armët e reja të konfliktit Izrael-Palestinë

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 22:46

    Ushtria izraelite nisi sulmet ajrore kundër objektivave të Hamasit në Gaza pasi militantët hodhën me dhjetëra të ashtuquajturat “tullumbace flakëruese” në kufi me Izraelin.


    Zyrtarët thanë se të paktën 20 zjarre u ndezën të martën nga tullumbacet. Media palestineze raportoi sulmet hakmarrëse izraelite që kanë shkaktuar dëme materiale, pa raportuar viktima.

    Më shumë tullumbace u lëshuan të mërkurën, duke shkaktuar të paktën katër zjarre, thanë autoritetet izraelite.

    Ndërsa militantët kanë dërguar tullumbace në Izrael për vite me radhë, përgjigjja e ushtrisë izraelite e sulmeve ajrore në Gaza është një përshkallëzim i ri. Zyrtarët izraelitë thanë se ishte pjesë e një mesazhi drejtuar Hamasit se çdo provokim do të përgjigjet me forcë.

    Çfarë janë “tullumbacet e zjarrit”?

    Bëhet fjalë për një nga armët me kosto të ulët të përdorura nga organizata Hamas në kufirin midis Palestinës dhe Izraelit.

    Bëhet fjalë për tullumbace të mbushura me helium, të lidhura me eksploziv ose pajisje që në kontakt më tokën marrin flakë. Të shtyrë nga era e Mesdheut, ato përfundojnë gjithmonë në tokë izraelite. Armë me kosto të ulët, por që kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. Sipas Tel Avivit, rreth 4200 hektarë ara janë shkrumbuar nga viti 2018. Fatmirësisht, pa shkaktuar viktima, deri më tani.

    Tullumbacet janë krijuar për të frikësuar, shkaktuar dëme dhe për të ndezur zjarre. Pjesa më e madhe e tokës që rrethon Gazën janë fusha, rezerva natyrore ose tokë bujqësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!