×
  • Lajme
  • Botë

    “Rosh”: Rezultate premtuese për koktejin kundër Kovid-19

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 14:45

    Kompania farmaceutike zvicerane “Rosh” ka prezantuar rezultate premtuese nga provat klinike për koktejin eksperimental kundër Kovid-19.


    Kjo kombinon barnat (casirivimab dhe imdevimab) dhe është dedikuar për pacientë që nuk janë të shtruar në spital.

    Kokteji është zhvillim i përbashkët me laboratorin amerikan “Regeneron”.

    “Të dhënat nga faza e tretë e studimit tregojnë një ulje prej 70 për qind të shtrimeve në spital ose vdekjeve në pacientët me Kovid-19 të cilët nuk kanë nevojë për shtrim në spital”, thuhet në kumtesën e kompanisë zvicerane.

    Të dhënat gjithashtu tregojnë zvogëlim të kohëzgjatjes së simptomave për katër ditë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!