×
  • Lajme
  • Botë

    Rrahja që tmerroi Serbinë: Pasi i lë pa ndjenja 27-vjeçarin, i thyen edhe të dy krahët

    Reporteri
    15 Shtator 2020 | 11:29

    Një rrahje e tmerrshme ka ndodhur në fund të gushtit në Novi Sad të Serbisë, e që nga mediat serbe është publikuar javën e kaluar, ku një 30-vjeçar e ka rrahur një 27-vjeçar deri në alivanosje, dhe më pas e ka lënë pa asnjë ndjenjë, i ka thyer edhe të dy krahët.


    E gjithë kjo ngjarje që ka tmerruar Serbinë, por edhe rajonin është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ka ndodhur rrahja, e cila më pas është trasnmetuar edhe në mediat serbe, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Policia serbe është duke e kërkuar 30-vjeçarin Ivan Kontiq, për rrahjen në rrugën Jevrejska në Novi Sad, pasi i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një të riu 27-vjeçar.

    Siç shihet në video, dy të rinjtë u përleshën para një lokali, ndërsa i dyshuari gjatë konfliktit ndihmohej edhe nga pesona të tjerë.

    Aty ishin edhe punonjësit e sigurimit, të cilët, përveç një çasti, nuk u përpoqën ta ndalnin rrahjen.

    Në fund, Kontiq, si edhe të gjithë të pranishmit, u largua nga vendi i krimit, duke e lënë të riun të me lëndime të rënda, qëndronte i palëvizur.

    Për fat, 27-vjeçari pas trajtimit në spital ka arritur ta marrë vetën, dhe është liruar për trajtim të mëtutjeshëm për në shtëpi.

    Më tej gjatë javës mediat serbe kanë shkruar se i dyshuari ishte me profesion avokat dhe punon si përfaqësues ligjor i një kompanie në Serbi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!