×
  • Lajme
  • Botë

    Rreth 60% e njerëzve mbi 18 vjet kanë marrë dozën e parë të vaksinës në SHBA

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 17:16

    Rreth 60% e njerëzve mbi moshën 18 vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.


    Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha të martën gjatë konferencës së Ekipit të Përgjigjes në Shtëpinë e Bardhë Covid-19, se dje ishte një “ditë e shënuar” pasi 60 përqind e njerëzve 18 vjet e më shumë në SHBA kanë marrë të paktën një dozë vaksine kundër koronavirusit, shkruan CNN.

    Walensky gjithashtu tha se më shumë se 4.1 milionë adoleshentë të moshës 12 deri në 17 vjeç morën dozën e tyre të parë, pasi që FDA autorizoi vaksinën për këtë grupmoshë javën e kaluar.

    “Ne duhet të vazhdojmë të sigurojmë që mbulimi i vaksinimit është uniform në të gjithë vendin,” tha Walensky.

    “Kjo do të kërkojë që ne të takojmë njerëz atje ku janë, të dëgjojmë shqetësimet e tyre dhe t’i ndihmojmë njerëzit të marrin vendime të informuara në lidhje me vaksinimin.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!