×
  • Lajme
  • Botë

    Rrëzohet helikopteri në Turqi, vdesin 9 persona e plagosen 4 të tjerë

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 17:47

    Një helikopter ushtarak është rrëzuar ditën e sotme në Turqi, konkretisht në provincën Bingιόl, në Anadoll.


    Sipas Ministrisë së Mbrojtjes turke, të paktën nëntë persona që ndodheshin në bordin e helikopterit kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur.

    Bëhet me dije gjithashtu se helikopteri AS532 Cougar, i cili u ngrit nga Bingιόl në orën 13:55, sipas orës lokale, u përplas gjatë rrugës për në rajonin Tatvan, në qytetin e Bitlis.

    Sapo mësuan për ngjarjen, autoritetet patën një mobilizim intensiv nga ekipet e shpëtimit, të cilët shkuan me shpejtësi për në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, është konstatuar se rrëzimi i helikopterit ka qenë aksidental.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!