×
  • Lajme
  • Botë

    “RubyGate”, Covid-19 “shpëton” Berlusconin, seanca shtyhet për në 16 nëntor

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 21:47

    Gjykata e Milanos ka pranuar kërkesën e avokatëve të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi për të shtyrë seancën lidhur me çështjen “Ruby”.


    Mbrojtësit e “Kavalierit” kanë paraqitur para gjykatës dokumente sipas të cilave, Berlusconi ka probleme me shëndetin, raporton Ansa.

    Kjo ka bërë që gjykata të vendosë shtyrjen e seancës për në datën 16 nëntor, përcjell Ora News.

    Kujtojmë se, Silvio Berlusconi, tashmë 84 vjeç, rezultoi pozitiv në dy teste anti-Covid duke qëndruar për disa ditë edhe në spital.

    “Rubygate” shpërtheu pas publikimit të disa fotove në mediat italiane ku shfaqej ish-kryeministri i tyre në shoqërinë e vajzave të reja mes të cilave dhe Ruby, vajza marokene e cila ishte minorene në periudhën kur mendohet se ka qenë një ndër të ftuarat e Berlusconit.

    “Kavalieri” u akuzua për shfrytëzim prostitucioni me persona minorenë, akuza të cilat i ka mohuar gjithmonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!