×
  • Lajme
  • Botë

    Rumani, policia u kërkon qytetarëve të mos hapin çantat me kokainë nëse i gjejnë

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 16:57

    Më shumë se 152 kg kokainë janë gjetur deri tani në bregdet në Rumani. Kjo nxiti një operacion kërkimi ku janë përfshirë helikopterë dhe më shumë se 300 oficerë në të gjithë bregdetin e Detit të Zi të dielën, bëri të ditur policia, të dielën.


    Operacioni i kërkimit është i paprecedentë, tha zëdhënësi i policisë bregdetare, Georgian Dragan për AFP.

    Ai shtoi se në operacion janë përfshirë dhe dhjetra varka dhe disa zhytës.

    Policia i bëri thirrje rezidentëve në Constanta të mos hapnin çantat me kokainë nëse i gjejnë. Droga mendohet se është 90% e pastë dhe mund të shkaktojë probleme me shëndetin. Kokaina ka vlerë e qindra milionave euro tha policia.

    Nuk është hera e parë që janë gjetur sasi kokaine në Rumani. Më shumë se një ton kokainë u gjet e ndarë në 36 çanta në lumin Danub muajin e kaluar ndërkohë që 200 kg të tjera kokainë u gjetën më 2 prill në Detin e Zi.

    Media lokale Digi24 tha se vetë nga kërkimet të dielën u zbuluan 90 kg kokainë.

    Operacioni i kërkimit është i paprecedentë, tha zëdhënësi i policisë bregdetare, Georgian Dragan për AFP.

    Ai shtoi se në operacion janë përfshirë dhe dhjetra varka dhe disa zhytës.

    Policia i bëri thirrje rezidentëve në Constanta të mos hapnin çantat me kokainë nëse i gjejnë. Droga mendohet se është 90% e pastë dhe mund të shkaktojë probleme me shëndetin. Kokaina ka vlerë e qindra milionave euro tha policia.

    Nuk është hera e parë që janë gjetur sasi kokaine në Rumani. Më shumë se një ton kokainë u gjet e ndarë në 36 çanta në lumin Danub muajin e kaluar ndërkohë që 200 kg të tjera kokainë u gjetën më 2 prill në detin e Zi.

    Media lokale Digi24 tha se vetë nga kërkimet të dielën u zbuluan 90 kg kokainë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!