×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia kundër gjithë botës: Krijon rrjetin e pavarur të internetit

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 12:20
    Rusia është një hap më afër krijimit të internetit të vet, të pavarur, të paktën ligjërisht.

    Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar në ligj masa të reja që do të mundësonin krijimin e një rrjeti kombëtar, të aftë për të vepruar ndaras nga pjesa tjetër e botës, sipas dokumenteve të publikuara të mërkurën në një portal qeveritar. Tani për tani, rrjeti mbetet kryesisht teorik, me disa detaje praktike të zbuluara.
     
    Për ta kuptuar më qartë, ligji i ri synon të mbrojë Rusinë nga kufizimet e huaja në internet duke krijuar atë që Kremlini e quan një “internet i qëndrueshëm, i sigurt dhe plotësisht funksional”. Legjislacioni hyn në fuqi në nëntor, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA-Novosti.
     
    Sipas një përmbledhjeje nga RIA-Novosti, ligji kërkon krijimin e një qendre monitorimi dhe menaxhimi të mbikëqyrur nga Roskomnadzor, agjencia e telekomunikacionit të Rusisë.
     
    Agjensia shtetërore do të jetë e ngarkuar me sigurimin e disponueshmërisë së shërbimeve të komunikimit në Rusi në situata të jashtëzakonshme. Gjatë situatave të tilla, do të fuqizohet gjithashtu për të prerë shkëmbimin e jashtëm të trafikut, duke krijuar një rrjetë të pastër rus.
     
    Përveç kësaj, informacioni nga entitetet shtetërore dhe ndërmarrjet shtetërore në internet do të mbrohet nëpërmjet inkriptimit, raportoi RIA-Novosti.
     
    Por nga ana tjetër ekziston frika se një internet i pavarur rus do të përfshijë krijimin e një muri mbrojtës kombëtar të stilit kinez për të monitoruar dhe censuruar përmbajtjen që kalon brenda dhe jashtë vendit.
     
    Ligji i ri vjen pasi ligjvënësit rusë avancuan në një paketë legjislacioni në mars që synonin kufizimin e lirisë së internetit duke u lejuar autoriteteve të burgosnin individë për ata që fyenin zyrtarët qeveritarë në internet ose përhapnin lajme të rreme.
     
    Vitin e kaluar, aplikacioni Telegram, i cili thuhej se nuk mund të hakohej, u ndalua në vend dhe një fushatë intensive e bllokimit u nis kundër tij pasi përdoruesit u përpoqën të anashkalonin kufizimet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!