×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia miraton ligjin, 5 vite burg për “fake news”-et mbi Covid-19

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 18:43

    Deputetët rnë Rusi do të miratojnë sot një projektligj që parashikon sanksione të ashpra, deri në pesë vite burg, për shpërndarjen e informacioneve të rreme për koronavirusin.


    Deputetët votuan tekstin në seancën e pare dhe të dytë. E treta dhe e fundit pritet sot.

    Teksti parashikon që një person qe shpallet fajtor nëse shpërndan qëllimisht informacione të rreme që mund të çojnë në pasoja të rënda, do të përballet me një dënim prej pesë vjet burg dhe me gjobë dy milion rubla (23 000 euro me kursin aktual) .

    Projektligji gjithashtu parashikon dënimin me burgim deri në tre vjet dhe gjobë prej 1.5 milion rubla (17 300 euro), për shpërndarjen e informacioneve që prekin shëndetin e të tjerëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!